Rreth portalit

Portali për të dhëna të hapura


Të dhënat e hapura janë të dhëna në format të lexueshëm nga makina të cilat mund të përdoren dhe rishpërndahen lirisht nga kushdo, për çdo qëllim. Prandaj, të dhënat e vëna në dispozicion janë falas, në kuptimin që qasja në to nuk është dhe nuk duhet të jetë në asnjë mënyrë e kushtëzuar apo e kufizuar.

Në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Ligji për shfrytëzimin e të dhënave të sektorit publik përcakton obligimin për organet dhe institucionet e sektorit publik që të publikojnë të dhënat të cilat i krijojnë në ushtrimin e kompetencave të tyre në pajtim me ligjin, gjegjësisht të publikojnë të dhëna të hapura me qëllim për të mundësuar përdorimin e atyre të dhënave nga persona juridikë ose fizikë për të krijuar informacione, përmbajtje, aplikacione ose shërbime të reja.

Portali i të dhënave të hapura ofron një spektër të gjerë të dhënash në lidhje me punën e Kuvendit, përmes një ndërfaqeje të bazuar në ueb për kërkimin dhe shkarkimin më të lehtë të grupeve të të dhënave. Kjo qasje rrit ndjeshëm transparencën dhe llogaridhënien e Kuvendit sepse përdoruesit mund të marrin të dhëna në formën më themelore, duke u dhënë atyre një potencial shumë më të madh për kërkime, analiza, tregime dhe aplikacione duke përdorur ato të dhëna.

Portali i të dhënave të hapura do të publikojë të dhëna që kanë të bëjnë me: përbërjen parlamentare, punën e organeve parlamentare, shërbimet profesionale, kërkimin shkencor, të dhënat financiare, etj.